Konfirmohet: Donnarumma largohet nga Milani

Konfirmohet: Donnarumma largohet nga Milani

Ndonëse flitej prej javësh që Donnarumma po luante sezonin e fundit me Milanin, lajmi është konfirmuar zyrtarisht edhe nga drejtori teknik i kuqezinjve, Paolo Maldini, i cili foli për kanalin në “Twitter” të klubit milanez.

“Donnarumma ka qenë lider dhe shpesh herë edhe kapiten i Milanit. Njerëzit e kanë të vështirë të kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh profesionist, i gatshëm të ndryshosh ngjyrat e fanellës. Është e vështirë ta pranosh, por ne duhet të kemi respekt për ata që i kanë dhënë shumë Milanit dhe nuk e kanë hedhur poshtë asnjëherë. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj më të mirën”, u shpreh Maldini.

Gardianit të kombëtares italiane i përfundon kontrata me kuqezinjtë dhe është i lirë të vendosë vetë për të ardhmen e tij, teksa tashmë shumë klube po provojnë ta joshin për ta transferuar me parametra zero.

Nga ana tjetër Milani u mbrojt menjëherë, duke transferuar nga Franca portierin e Lille-s kampione, Mike Maignan, i cili vjen pas 3 sezonesh radhazi si protagonist dhe tani do të duhet të tregojë veten në kuadratin e kuqezinjve.

Shpërndaje në: