Paratici largohet nga Juve pas 11 vitesh, ja kush do ta marrë rolin e tij si drejtor sportiv
Federico Cherubini pritet që të zëvendësojë Fabio Paraticin në rolin e drejtorit sportiv te Juventusi.
Pas plotë 11 viteve te “Bianconerët”, Juventus vendosi të mos i rinovojë kontratën Paraticit.
Tani, gazetarët italian bëjnë të ditur se Cherubini do të marrë përsipër këtë detyrë.
Romeo Agresit është korrespodent i “Zonjës së Vjetër” për Goal dhe ka qenë njëri ndër të parët që ka konfirmuar këtë lajm.
Cherubini ishte pjesë e klubit edhe më herët, veçse tani do të promovohet në rolin e drejtorit sportiv.
⚠️
Confermato il passaggio di testimone da #Paratici a #Cherubini, che nei prossimi giorni apporrà la firma sul rinnovo ⚪️⚫️@GoalItalia
— Romeo Agresti (@romeoagresti) May 26, 2021