Kampion i Serie A por pamjet sensacionale tregojnë futbollistin e Interit duke u ushqyer nga nëna e tij

Kampion i Serie A por pamjet sensacionale tregojnë futbollistin e Interit duke u ushqyer nga nëna e tij

Futbollisti i Interit Alessandro Bastoni ende ushqehet nga dora e mamasë së tij. Fanpage.it shkruan se Bastoni gjatë festës së kurorëzimt të Interit si kampion është parë duke u ushqyer dhe fshirë buzët nga mamaja e tij.

Krahas videove dhe fotove të lojtarëve që mbajnë fëmijët e tyre ka edhe disa korniza që shohin Alessandro Bastoni duke ngrënë një picë pas triumfit në San Siro kundër Udineses. Mediat italiane shkruajnë se mbrojtësi i Nerazzurrit, i mësuar me goditjet, topat dhe presionin, por ende pastrohet nga nëna e tij kur ushqehet.

Por nëna gjithmonë është një nënë, edhe nëse luan në Serie A dhe sapo ke triumfuar në kampionat.

 

Shpërndaje në: