Lajme fantastike për Chelsean para finales së CL
Shpresat e Chelseat për triumf në finalen e Champions Leagues kanë marrë një infuzion masiv, pasi njerëzit kyç, N’Golo Kante dhe Edouard Mendy u rikthyen në detyrë sot.
Dyshja e ‘Të Kaltërve’ mori pjesë në seancën e sotme stërvitore, para përballjes të së shtunës kundër Manchester Cityt, transmeton Periskopi.
Mesfushori inspirues Kante ka pasur problem me ligament, të cilin e pësoi gjatë ndeshjes të së dielës kundër Aston Villas në Premier League.
Në të njejtën përballje portieri Mendy u detyrua të zëvendësohej pasi u përplas në shtyllë, duke bërë një pritje që ia dëmtoi brinjtë.
Ai u desh t’u nënshtrohej testimeve pas incidentit, me Thomas Tuchelin që ishte në siklet të madh për ta kuptuar seriozitetin e dëmtimit.
Por lajmi se të dy kanë qenë të gatshëm për stërvitjen e fundit, ka qenë plus masiv për skuadrën nga ‘Stamford Bridge’. /Periskopi.com/