Videoja e vendimeve horror kundër Chelseat tregon se kjo skuadër u vodh gjatë tërë sezonit

Videoja e vendimeve horror kundër Chelseat tregon se kjo skuadër u vodh gjatë tërë sezonit

Ka qenë një sezon paksa i çuditshëm për Chelsean.

‘Të Kaltërit’ e filluan mirë me Frank Lampardin pas një vere ‘galaktike’ në transferime, transmeton Periskopi.

Mirëpo, ata filluan të stagnojnë dhe të bien nga gara për titull, teksa eventualisht dolën edhe nga top katërshja.

Roman Abramovich reagoi shpejt para kolapsit total, duke e zëvendësuar Lampardin me Thomas Tuchelin.

Nën urdhërat e gjermanit, klubi nga perëndimi i Londrës është shndrruar në top fuqi, teksa ka arritur në finalen e parë të Champions Leagues që nga viti 2012, derisa gjithashtu luajti edhe në finale të FA Cup.

Mirëpo, në disa javët e fundit, gjërat kanë marrë një kthesë të keqe, me Chelsean që humbi finalen e FA Cup dhe për pak ishte të humbte edhe vendin e katërt në fund të sezonit.

Në fakt, po të mos ishte për fitoren e Tottenhamit kundër Leicesterit, Chelsea do ta mbyllte këtë fushatë në vendin e pestë.

Sidoqoftë, në mesin e shumë klubeve, edhe Chelsea e ka gjetur veten në anën e viktimave të VAR.

Në fakt, një fans ka përmbledhur në një video vendimet që kanë shkuar kundër kësaj skuadreje përgjatë tërë sezonit.

Nga fillimi e deri në fund duket se Chelsea thjesht nuk ka qenë në listën e skuadrave të ‘pëlqyera’ nga VAR, dhe përmbledhja e mëposhtme është alarmuese të shikohet. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: