Këngëtarja dhe prostituta serbe: Punëtorët e fabrikës marrin kredi për të qenë me mua

Këngëtarja dhe prostituta serbe: Punëtorët e fabrikës marrin kredi për të qenë me mua

Këngëtarja transgjinore serbe, Elektra Elit, ka folur rreth Eurovizionit dhe zanatit të njohur të cilin ajo e praktikon në Zvicër – prostitucionit.

Në një emision mëngjesi në Serbi ajo tha se vajzat që e përfaqësuan shtetin e saj gjatë javës së kaluar në garën europiane të këngës, ishin të dobëta, dhe që fansat e saj i sugjerojnë që ajo ta provojë veten në këtë garë muzikore.

Derisa ta bëjë këtë, ajo vazhdon të ndjekë karrierë si këngëtare në Serbi, por edhe si prostitutë në Zvicër.

“Unë e kam ndërtuar emrin Elektra Elite – atje si një prostitutë elite, ndërsa këtu në Serbi si këngëtare. Atje jam e regjistruar dhe gjatë gjithë kohës që jam në Serbi e marr pagën time nga Zvicra”, deklaroi ajo, transmeton Klan Kosova.

Në pyetjen e prezantuesit nëse të ardhurat ishin të mira, Elektra tha se nuk do të ishte kjo që është po të mos ishin ashtu!

“Çdo mëngjes puth rrugën duke shkuar në sallonin tim ku punoj dhe ku i jap dhoma me qira mikeve të mia. Tani rumunet dhe bullgaret kanë bërë një rrëmujë me çmimet duke i ulur në 150 franga, ndërsa tek unë nuk ka as kafe nën 500 euro”, u shpreh ajo, duke shtuar se për një orë me të, klienti duhet të paguajë midis 800 dhe 1000 franga.

Elektra gjithashtu zbuloi se në Zvicër ekziston një “shkollë”, gjegjësisht një punëtori për prostituta.

“Unë atje jam për 21 vjet dhe kam shumë klientë të rregullt, dhe le të dihet – nuk ka para prej të pasurve, por kam pasur punëtorë të fabrikës që kanë hynë në kredi për të qenë me mua. Punëtorë të martuar, vijnë vetëm njerëz të martuar”, tha ajo gjatë emisionit “Novo Jutro”.

 

Shpërndaje në: