Puthje e ledhatime në treshe: Rita Ora sërish në qendër të vëmendjes (Foto)

Puthje e ledhatime në treshe: Rita Ora sërish në qendër të vëmendjes (Foto)

Rita Ora është sërish në qendër të medias rozë. Kjo pasi u publikuan fotografi dhe video me aktorin që ka fituar Oscar, Taika Wititti dhe me shoqen e ngushtë Tessa Thompson, duke u puthur në një terasë në Sidnei.

Dailymail tani i ka kushtuar vëmendjen paraqitjes së Ritës me një fustan interesant të dizajnerit spanjoll Paco Rabanne.

“Nuk mund të presim që të dëgjojmë për ç’ngjarje mund ta ketë veshur Rita këtë fustan”, shkruajnë mediat rozë, përkthen Periskopi.

Fustani i Paco Rabanne, është në kuadër të koleksionit të artistit, koleksion i lansuar për herë të parë në vitin 1966 dhe ishte i gatshëm për t’u blerë tani./Periskopi/

Shpërndaje në: