Batatina zbulon se ylli i Llapit është shumë afër t’i bashkohet klubit të njohur evropian
Valmir Veliu shumë shpejt do të bëhet pjesë e gjigantëve turk, Besiktas.
Gjithçka është gati ku pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit turk, transmeton Periskopi.
Për këtë lëvizje ka folur edhe krye-trajneri i skuadrës Tahir Batatina, ku u shpreh se:
“Tani jemi duke pritur konfirmimin zyrtar, jemi shumë afër për të përfunduar transferimin.
Besiktas do të ndjekë Valmir Veliun në përplasjen e radhës me Andorrën. Besoj se së shpejti do ta mbyllim marrëveshjen./Periskopi