Zyrtare: Gattuso bëhet trajner i Fiorentinës

Zyrtare: Gattuso bëhet trajner i Fiorentinës

Fiorentina ka njoftuar zyrtarisht Gennaro Gattuso si trajnerin e tyre të ri në “Artemio Franchi”.

SportItalia raportoi se trajneri Kalabrian thuhet se ka nënshkruar marrëveshje për dy vite me skuadrën “Viola”, të cilët tani kanë konfirmuar se Gattuso ka arritur në Firence.

Së fundmi Gatusso ishte trajner i Napolit, ku e mbylli sezonin në vendin e pestë.

Gattuso ka qenë më parë trajner edhe te Sion, Palermo, Milan dhe Pisa.

Shpërndaje në: