Theu rekordin historik të Bundesligës por çuditërisht Lewandowski nuk shpallet ‘Lojtari i Sezonit’

Theu rekordin historik të Bundesligës por çuditërisht Lewandowski nuk shpallet ‘Lojtari i Sezonit’

Robert Lewandowski ka qenë absolutisht në flakë gjatë sezonit 2020/21 në Bundesligë, por as kjo nuk mjaftoi që ai të votohej nga fansat si lojtari më i mirë i fushatës.

Në fakt, këtë epitet e fitoi sensacioni i Borussia Dortmundit, Erling Braut Haaland, i cili ka shënuar larg më pak gola se rivali i tij nga Polonia, shkruan Periskopi.

Leëandoëski ka shënuar plot 41 gola vetëm në Bundesligë këtë fushatë, duke thyer rekordin histori të Gerd Muller për më së shumti gola të realizuar brenda një edicioni në Bundesligë.

Në anën tjetër, norvegjezi ka shënuar 27 por duket se mosha e tij dhe popullaritetit i momentit ka ndikuar te fansat që ta votojnë atë si më të mirin e sezonit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: