Suarez ekspozon brutalisht Koemanin: Ai nuk ka karakter – ndryshonte qëndrimet çdo ditë

Suarez ekspozon brutalisht Koemanin: Ai nuk ka karakter – ndryshonte qëndrimet çdo ditë

Luis Suarez, është shpallur kampion i La Ligës, me Atleticon këtë sezon.

Lojtari pas përfundimit të sezonit të kaluar është trajtuar si të mos kishte shënuar 147 gola për klubin e Barcelonës, duke u ndaluar edhe të shkonte në stërvitje me ekipin e parë.

Ai në një intervistë nuk është kursyer aspak duke treguar edhe detajisht bisedat e fundit me trajnerin dhe drejtuesit e klubit, transmeton Periskopi.

Suarez u shpreh fillimisht për trajnerin hollandez duke thënë se:”E kuptova që Koeman nuk ka shumë karakter.

Ai më tha një ditë se nuk do të llogariste tek unë, por tha se do ta bënte nëse do të qëndroja, të nesërmen”.

Në fund lojtari u shpreh se as Bartomeu dhe as Koeman, nuk e kishin uruar për titullin e fituar, ku edhe ceki se po e mendonte seriozisht që të ju dërgonte nga një foto kur e fitoi titullin.

Lojtari që të cilin drejtuesit e bordit të Barcelonës, e konsideronin të “mbaruar”, shënoi 21 gola dhe 3 asistime duke iu siguruar edhe titullin Atleticos./Periskopi

Shpërndaje në: