Sipas mediave angleze, Rashica shumë shpejt zyrtarizohet si lojtar i Aston Villës

Sipas mediave angleze, Rashica shumë shpejt zyrtarizohet si lojtar i Aston Villës

Rashica është shumë afër që ti bashkohet Aston Villas.

Reprezentuesi i Kosovës pritet do të largohet nga Werder Bremeni në afatin kalimtar veror, pasi klubi ka rënë nga Bundesliga në Bundesliga 2.

Në një marrëveshje kontraktuale mes klubit gjerman dhe lojtarit vushtrrias bëhet e ditur se nëse skuadra luan në një nivel më poshtë, atëherë mund t’i ndajnë rrugët, raporton Daily Express Sport.

Kështu, 24-vjeçari e kërkon një aventurë të re dhe Aston Villa thuhet se ka filluar bisedimet me Werder Bremenin.

Rashica ishte afër kalimit në Villa Park edhe në edicionin e kaluar për 20 milionë euro, mirëpo në fund qëndroi në Bundesliga.

Por, në këtë verë ai mund t’i bashkohet skuadrës nga Liga Premier në shumën e 15 milionë eurove.

 

 

Shpërndaje në: