A është stresi ngjitës? Shkenca thotë po – Si ta shmangni

A është stresi ngjitës? Shkenca thotë po – Si ta shmangni

Stresi – termi ombrellë për emocione negative si shqetësimi, ankthi dhe zemërimi – është ngjitës. Ju mund të keni stres nëse të tjerët kanë.

Si përhapet

Si pjesë e kërkimit të tij mbi stresin dhe sjelljen, Tony Buchanan, bashkë-drejtor i Programit të Neuroshkencës në Universitetin Saint Louis në Missouri, ka mbledhur të dhëna nga mijëra njerëz në një detyrë të quajtur “Trier Social Stres Test”.

Gjatë secilit test, studentët e kolegjit udhëzohen të ngrihen përpara një grupi të panjohurish dhe të mbajnë një fjalim publik, më pas u kërkohet të llogarisin një aritmetikë – në kokën e tyre.

Si rezultat, pjesëmarrësit konfuzohen, thotë Buchanan. Ata bëjnë gabime matematikore. Ata harrojnë fjalët “e duhura” që duan të përdorin. Dhe megjithëse për secilin eksperiment, roli i tij është vetëm ai i një vëzhguesi, Buchanan pranon: “Unë nisa të ndjehem keq edhe vetë.”

Reagimi nuk është anomali. Si njerëz, ne gjithmonë kemi pasur një interes biologjik për të parë se si ndihen të tjerët përreth nesh.

“Ne jemi krijesa shoqërore dhe mbijetesa jonë, nga një këndvështrim evolucionar, varet shumë nga aftësia për të lexuar të tjerët, qofshin ata miq apo armiq”, ra dakord Dr. Sue Varma, asistent-profesoreshë klinike e psikiatrisë në Qendrën Mjekësore NYU Langone. “Synimet e të tjerëve na bëhen të njohura në mënyra të ndryshme, veçanërisht përmes mënyrës se si ata shprehin emocione dhe si e trajtojnë stresin.”

Përvojat ose streset e njerëzve të tjerë mund të na ndryshojnë në një mënyrë që ne nuk e kuptojmë plotësisht.

Jo i gjithë stresi është i keq. Kujtoni që jeni duke siguruar “mbijetesën” tuaj. Ekziston një lloj stresi i quajtur eustress që ju mban të përgjegjshëm, ju ndihmon të shmangni zvarritjen dhe ju bën më produktiv.

Si ta shmangni stresin që shkaktohet nga njerëzit e tjerë – disa mënyra

1. Bllokoni mendimet negative.

2. Shëtisni në ajër të pastër.

3. Flisni me dikë të cilit i besoi.

4. Vendosni kufij.

5. Merrni frymë thellë.

6. Mendoni pozitivisht dhe vetëm përpara.

7. Shkruajini mendimet tuaja.

8. Meditoni.

Shpërndaje në: