Pamjet ku shihet Deontay Wilder duke ushtruar të djathtën e tij monsturoze janë thjesht tmerruese

Pamjet ku shihet Deontay Wilder duke ushtruar të djathtën e tij monsturoze janë thjesht tmerruese

U desh intervenimi legal për ta bërë të ndodhë, por Deontay ëilder më në fund do ta ketë mundësinë e tretë për ta nokautuar Tyson Furyn kur dyshja të ndeshet më 24 korrik në Las Vegas.

Dyshja më herët e ka ndarë ringun në dy raste, dhe në të dy radhët ka qenë për titullin ëBC në kategorinë e rëndë, transmeton Periskopi.

Fillimisht, Wilder dhe Fury regjistruan një barazim kontravers më 2018, në një meç ku ëilder e nokautoi Furyn dy herë.

Nokauti i dytë ishte më i rënd, me ‘Gypsy Kingun’ që, për çudinë e të gjithëve, arriti të ngritet prapë në këmbë pas një të djathteje brutale në rundin e 12-të.

Sidoqoftë, në përballjen e dytë, Fury e nokautoi dy herë Wilderin, me 35-vjeçarin që eventualisht dorëzoi titullin ëBC.

Dhe, para meçit të tretë, Wilder ka rekrutuar një trajner të ri. Është ish-pretendenti për kampion bote, Malik Scott i cili do të mundohet ta rikthejë në top formë amerikanin.

Pamjet e publikuar në Twitter tregojnë Scott duke punuar me doreza me ëilverin, derisa është e drejtë të themi se Deontay duket se ka ende fuqi të jashtëzakonshme në të djathtën. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: