Fansat janë të bindur se Cristiano Ronaldo do të largohet nga Juve pas postimit të fundit në Instagram

Fansat janë të bindur se Cristiano Ronaldo do të largohet nga Juve pas postimit të fundit në Instagram

Cristiano Ronaldo përfundoi sezonin 2020/21 si top golashënues në Serie A me 29 gola në 33 paraqitje për Juventusin.

Portugezi nuk po tregon shenja ngadalësimi në moshën 36-vjeçare dhe po vazhdon të operojë në nivelin e më të mirëve të botës, transmeton Periskopi.

Jetëgjatësia e tij ka vendosur standarde të reja rreth asaj se çka është e mundur të bëhet në sport, teksa e arsyetoi për mrekulli vendimin e Juves për të shpenzuar 100 milionë në të, pavarësisht moshës së shtyer.

Por, pavarësisht sezonit të jashtëzakonshëm të tij, është e pamundur të injorohet mosha e tij. Koha nuk është në anën e tij dhe ai do të dëshirojë të shtrydhë të gjitha mundësitë deri në përfundim të karrierës si atlet.

Kështu, në këtë afat kalimtar, është e natyrshme që Ronaldo të lidhet me skuadra tjera.

Kontrata e tij do të skadojë në qershor të vitit 2022, që nënkupton se në afatin e ardhshëm kalimtar Juve e ka mundësinë e fundit të përfitojë diçka nga largimi i tij, përndryshe rrezikon ta humbas për zero euro.

Sipas gazetës spanjolle ‘AS’, Ronaldo seriozisht po e konsideron mundësinë e rikthimit në ‘Old Trafford’ dhe postimi i tij i fundit në Instagtram i ka hedhur benzinë spekulimeve.

Pas konkludimit të këtij sezoni, Ronaldo postoi një mesazh të detajuar ku reflektoi në sezon dhe arritjet personale. /Periskopi.com/

p1f6ha6nb9mo41o80smn1pvd1tsk11.jpgp1f6ha6ag2m1cgnm1mck18vj8uv.jpgp1f6ha5ls212qpuje1l7s1t8n1rfft.jpgp1f6ha5akn1fhdupp12qc177j568r.jpgp1f6ha4uaileu1nu1cpbit01dlup.jpgp1f6ha4kgs1a0gkbm1ogtkgsd7vn.jpgp1f6ha496r3ub1ec417lp1ngc9jel.jpg

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Nëse lexoni mes rreshtave të këtij postimi, ka sugjerime se Ronaldo ka arritur atë që ka dashur në Itali.

Kështu, shumë fansa besojnë se postimi simbolizon dëshirën e Ronaldos për t’u larguar nga klubi.

Shikoni më poshtë reagimet e fansave. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: