Të gjithë prisnin që do të largohej, por Reali i renovon kontratën

Të gjithë prisnin që do të largohej, por Reali i renovon kontratën

Maestro i mesfushës Luka Modric ka konfirmuar se ai ka nënshkruar një kontratë të re njëvjeçare me klubin.

Kroati do të qëndrojë me “Los Blancos” për të paktën edhe një sezon më shumë deri në verën e 2022, pasi marrëveshja e tij e mëparshme ishte caktuar të skadonte këtë verë, transmeton Periskopi.

Modric ka luajtur në kryeqytetin spanjoll që kur u bashkua nga Tottenham në 2012 dhe vazhdon të jetë një nga mesfushorët më stabil në La Liga.

35-vjeçari  është përmirësuar me moshën dhe vazhdon të ketë ndikim të madh në çdo lojë që luan.

Fituesi i Topit të Artë në 2018 shënoi 48 paraqitje  për klubin këtë sezon dhe ky rinovim është një lajm i rëndësishëm për Real Madridin.

Modric është një nga tre yjet e ekipit  të Madridit që ishte pa kontratë këtë verë së bashku me kapitenin e klubit Sergio Ramos dhe lojtarin  Lucas Vazquez, por dy të fundit nuk mendohet të kenë ndonjë marrëveshje të vendosur.

Shpërndaje në: