“Andi më ka fryrë kundër Teas”, Shqipja bën deklaratën e fortë me rikthimin në Përputhen

“Andi më ka fryrë kundër Teas”, Shqipja bën deklaratën e fortë me rikthimin në Përputhen

Ish-konkurrentë të Përputhen u rikthyen sërish në studio pas disa muajsh. Të parët që u rikthyen sërish në program për të diskutuar në lidhje me çështjet që kanë lënë pezull ishin Tea, Shqipja, Ana Kauri, Fationi, Arbri dhe Arjoni.

Të gjithë ata u pyetën në lidhje me jetën e tyre, nëse e kanë gjetur apo jo dashurinë e jetës.

Shqipja dhe Arbri thanë se janë në njohje e sipër e po shkojnë në drejtimin e duhur.

Ndërsa Tea, Fationi dhe Ana thanë se vazhdojnë të jenë beqarë.

Duke qenë se Tea ka qenë një nga personazhet më të diskutuar për lidhjen e saj, për shkak të raportit e ndarjes nga Bearti, ajo foli më gjatë për jetën e saj.

Tea tha se e ka vuajtur ndarjen prej tij, por gjithçka e ka kaluar për shkak të mbështetjes së familjes së saj. Ajo shtoi se nuk ka komunikuar më me Beartin, sepse çdo gjë mes tyre është mbyllur.

Më pas Tea pati një përballje me Shqipen, vajzën me të cilën ka pasur më shumë debate në program. Shqipja e akuzoi Tean se ajo ishte shkaku pse e përjashtuan nga programi.

Gjatë debatit të fortë, Shqipja bëri një deklaratë të papritur.

Ajo tha se Andi, me të cilin Tea doli çift nga emisioni, e ka fryrë kundër Teas.

Gjithashtu Shqipja tha se Andi e ka fryrë dhe kundër Olsës, por nuk preferoi të tregonte se çfarë i ka thënë ai duke u shprehur se nuk flet për një person të tretë.

Megjithatë ajo shtoi se sot nuk i beson fjalët që i ka thënë Andi dhe se Tean e fal për çdo fjalë e debat për shkak të moshës.

Shpërndaje në: