U transferuan me shumë bujë, ndërsa sot cilësohen si dështimet e sezonit

U transferuan me shumë bujë, ndërsa sot cilësohen si dështimet e sezonit

Dje është mbyllur edhe zyrtarisht fushata e Premier league, ku City ka arritur të shpallet kampion.

Shumë skuadra kanë bërë trasnferime për të cilat kanë shprazur xhepat e tyre, por në futboll kjo jo doemos rezulton me përmbushje të pritshmërive, transmeton Periskopi.

Kampionati anglez, ka bërë më së shumti shpenzime merkaton e kaluar duke investuar më shumë se çdo ligë tjetër.

Shumë lojtarë kanë lënë shumë për të dëshiruar, pasi që kanë qenë shumë largë pritshmërive.

Më poshtë e keni listën të cilet konsiderohen si dështim për sezonin që sapo  lam pas:

Emrick Aubameyang: Kontriboi vetëm me 10 gola dhe 3 asistime, u konsiderua lojtari kryesor i “topçinjëve”.

Timo Werner: Realizoi vetëm 6 gola dhe 8 asistime, shumë prej nesh kemi pritur që do të ishte “këpuca e artë” në Premier.

Hakim Ziyech: Vetëm 2 gola dhe 3 asistime, asesi njeriu “magjik” i Ajaxit.

Rhian Brewster: 0 gola dhe 0 asistime edhe pse ka qenë i pranishëm në 27-të  ndeshje.

Donny van de Beek: Erdhi me shumë bujë, por realizoi vetën 1 gol dhe asistim në 19 ndeshje për Manchesterin.

Willian: U transferua tek Arsenali por kontriboi vetëm me një gol dhe 5 asistime në 25 ndeshje./Periskopi

 

Shpërndaje në: