E barti krejt Arsenalin mbi supe, Xhaka në formacionin e sezonit në Premier League

E barti krejt Arsenalin mbi supe, Xhaka në formacionin e sezonit në Premier League

Mesfushori i Gunners është bërë shtylla kryesore në mesfushë që kur Mikel Arteta mori drejtimin

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka është emëruar në formacionin e vitit të Premier League.

Xhaka u kurorëzua më parë si lojtari më i mirë i Topçinjve për vitin 2021 nga CIES Football Observatori – dhe njëjta firmë e analizave të futbollit tani e ka përfshirë atë në mesin e lojtarëve më të mirë në vend.
Xhaka është zgjedhur si mesfushor qendror së bashku me yllin e Manchester City Rodri, me Harry Kane, Raheem Sterling dhe Mason Mount mes emrave të shquar që do të përfshihen.

Tre lojtarë të Manchester City janë emëruar në mbrojtje (Ederson Moraes, Rubén Dias dhe João Cancelo), ndërsa Victor Lindelof dhe Andrew Robertson gjithashtu paraqiten.

Ish kapiteni i Borussia Monchengladbach, Xhaka kishte renditur më parë në vendin e shtatë në mesin e lojtarëve të Premier League, pasi ishte paraqitur në pothuajse çdo ndeshje të Arsenalit që nga fundi i vitit.

28-vjeçari Xhaka kohët e fundit pranoi se menaxheri Mikel Arteta është një nga arsyet kryesore që ai qëndroi në Emirates Stadium, duke u bindur që të refuzonte një lëvizje në Hertha Berlin pasi u zemërua  gjatë lojës kundër Crystal Palace në Tetor 2019.

“Të gjithë e dinë se ai është një nga arsyet pse unë jam akoma në këtë klub,” tha ai.

“Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme. ”shtoi ai.

“Kjo do të thotë se po bëj diçka të mirë.

“Unë jam një lojtar skuadre nuk jam egoist. Unë përpiqem të ndihmoj ekipin dhe të ndihmoj stafin dhe të jem një shembull për të rinjtë në dhomën tonë të zhveshjes. ”

Shpërndaje në: