Ministri Çeko viziton grevistin që pretendon se UDBA ka pushtuar Teatrin e Kosovës

Ministri Çeko viziton grevistin që pretendon se UDBA ka pushtuar Teatrin e Kosovës

Një artist që është futur në grevë për herë të pestë, ndoshta duke e bërë ‘xheloz’ edhe Rrahman Jasharajn e SBAShK-ut është vizituar sot nga ministri i Kulturës, Hajrullah Çeko.

Ai vazhdimisht ka shprehur pakënaqësitë e tij ndaj menaxhmentit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, e për të cilin pretendon se është duke u “sllavizuar” dhe i cili në vetvete është një pretendim racist.

Çeko është ndalur para grevës së tij por nuk dihet nëse kërkesat e artistit në fjalë me emrin Sokol dhe mbiemrin Plakolli do të përmbushen.

“Në rrethana të grevës diskutuam bashkërisht disa nga specifikat e problematikave të Teatrit me theks të veçantë sllavizimin e TKK-së dhe anulimin, shtyrjen më shumë se tre herë të pozitës së udhëheqësit artistik në TKK. Pozitë kjo e cila nga 2019-ta mbahet e hapur”, është shprehur Plakolli.

Se çka nënkupton ai me “sllavizimin” e teatrit nuk dihet aktualisht.

Një nga parullat që mund të shihet e shkruar nën tepihun ku ai po grevon është si vijon: “Me UDB… me UDB… nuk ka Teatër kombëtar”.

Shpërndaje në: