Fati i keq ia fut Kepën Chelseat: Lëndimi i Mendyt mund ta lë pa finale të Champions League

Fati i keq ia fut Kepën Chelseat: Lëndimi i Mendyt mund ta lë pa finale të Champions League

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka thënë se portieri Edouard Mendy do të skanohet për të parë nëse mund të luajë në ndeshjen finale të Champions League që luhet të shtunën.

Mendy pësoi një lëndim në brinj gjatë humbjes së djeshme të ekipit të tij 2-1 nga Aston Villa pasi ishte përplasur me Bernard Traoren, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Ai nuk arriti të paraqitej në fillim të pjesës së dytë, me Kepa Arrizabalagan që e zëvendësoi.

“I kemi një javë për t’u përgatitur, dhe do ta shohim nëse është e mundur [që Mendy të luajë],” tha Tuchel.

Chelsea në finale do të luajë kundër Manchester Cityt në Porto të Portugalisë.

Edouard Mendy ka impresionuar botën e futbollit me formën e lartë të treguar prej që u transferua nga ekipi i Rennes.

Mendy ka mbajtur 16 herë portën e paprekur dhe ka qenë vendimtar që ekipi i tij të përfundojë në top-katër.

“Ai ka dhimbje të madhe në brinj,” shtoi Tuchel, kur u pyet nga gazetarët.

“Na duhet të presim derisa të kthehemi në shtëpi… Nëse është e mundur ne do të bëjmë gjithçka që ai të luajë të dielen.” – tha ai. /Periskopi  

Shpërndaje në: