E tepron Pirlo pas suksesit të mbrëmshëm: I kam arritur objektivat 100%

E tepron Pirlo pas suksesit të mbrëmshëm: I kam arritur objektivat 100%

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka deklaruar se në një farë mënyre ai ka arritur objektivat e klubit dhe të tij në një deklaratë që duket paska e tepruar marrë parasysh që Juventus nuk do të jetë kampion i Italisë për herë të parë në dhjetë vjet.

Juventusi arriti të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e fundit, dhe kjo falë gabimit të Napolit i cili barazoi me Veronan.

Sidoqoftë, “Bianconerët” arritën fitore bindëse dhe u kualifikuan në Ligën e Kampionëve. Pas ndeshjes, trajenri Adnrea Pirlo u shpreh se ai kishte dhënë maksimumin dhe pjesërisht i kishte arritur objektivat e tij dhe të klubit.

Mendoj që kam bërë punën time 100%, duke kërkuar të jap maksimumin”, tha ai.

“Nëse punoni në Juventus keni një objektiv, të fitoni”, shtoi ai.

“Ia kemi arritur pjesërisht, por besoj që objektivat e mi dhe të klubit janë arritur”, deklaroi Pirlo.

Shpërndaje në: