“Milani i madh po kthehet”, mposhtin Atalantën dhe sigurojnë një vend në Champions

“Milani i madh po kthehet”, mposhtin Atalantën dhe sigurojnë një vend në Champions

Skuadra e trajnerit AC Milan, Stefano Piolit, me plotë meritë ka siguruar një vend në Champions, pasi që ka triumfuar ndaj Atalantës me rezultatin të pastër 2:0, ndeshje e vlefshme për xhiron e fundit të Serie A.

Milan ka bërë gjithçka mirë në këtë ndeshje ku ka shënuar dy herë me anë të Kessie nga pika e bardhë në minutën e 43-të dhe në të 90-tën.

Ata rreshtohen në vendin e dytë në kampionat me 79-të pikë duke parakaluar edhe skuadrën e Atalantes e cila radhitet e treta me 78 pikë.

Milan pas një kohë të gjatë rikthehet në garën më të rëndësishme evropanie Champions League./Periskopi/

Shpërndaje në: