Rrahmani thjesht briliant, shënon golin që po e dërgon Napolin në Champions

Rrahmani thjesht briliant, shënon golin që po e dërgon Napolin në Champions

Amir Rrahmani sapo ka shënuar golin më të rëndësishëm të karrierës së tij në takimin që po zhvillohet kundër ish skuadrës së tij, Veronën, ku për momentin Napoli dhe Milan janë në Champions, kurse Juve mbetet jashtë.

Kosovari e shënoi golin në minutën e gjashtëdhjetë, pas një goditje nga këndi ku pas tentativës me kokë topi iu kthye për ta goditur dhe dërguar në rrjetë.

Por Verona sapo ka gjetur golin e barazimit, duke i komplikuar situatën edhe më shumë Napolit me anë të Faraonit në minutën e gjashtëdhjetë e nëntë.

Ja goli:

VIDEO

Shpërndaje në: