Pep Guardiola shpërthen në lot kur flet për Sergio Agueron në një intervistë emocionale

Pep Guardiola shpërthen në lot kur flet për Sergio Agueron në një intervistë emocionale

Sergio Aguero ka luajtur ndeshjen e fundit në Premier League për Manchester Cityn.

Mirëpo, Pep Guardiola e la në bankën rezervë sulmuesin argjentinas për vizitën tek Evertoni në ditën e fundit të sezonit, transmeton Periskopi.

Aguero u desh të priste deri në minutën e 65-të që të inkuadrohej kundër Evertonit, me Cityn që tashmë po avanconte 3-0. 10 mijë fansat brenda ‘Etihad’ i dhanë atij një pritje të jashtëzakonshme.

Dhe Aguero la gjurmë me stil.

Brenda gjashtë minutave, ai shënoi golin e 183-të në Premier League për Cityn. Pesë minuta më vonë, ai theu rekordin e ëayne Rooneyt për më së shumti gola në Premier League me shënimin e 184-t.

Pas festës së titullit, Pep Guardiola dhuroi një intervistë për ‘Sky Sports’ ku ai u pyet për Augeron.

Dhe spanjolli nuk mundi të përmbahej nga lotët derisa u mundua t’i kushtonte tribut sulmuesit.

”E duam aq shumë, ai është një person i veçantë për të gjithë ne,” tha Pep Guardiola.

”Është aq i mirë, është aq i mirë.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: