Sergio Aguero përshëndetet si në përralla nga Premier League, në paraqitjen e fundit për Man Cityn

Sergio Aguero përshëndetet si në përralla nga Premier League, në paraqitjen e fundit për Man Cityn

Sergio Aguero shënoi golin e 259-të dhe të 260-tin për Manchester Cityn, në paraqitjen e fundit në Premier League, kundër Evertonit të dielën.

Argjentinasi, i cili do të largohet nga City pas nëntë viteve këtë verë, u inkuadrua në vend të Riyad Mahrezit kur kishin mbetur edhe 25 minuta deri në fund, transmeton Periskopi.

Dhe nuk iu desh shumë legjendës së Premier Leagues që të futet në listën e realizatorëve, në një pasdite emocionuese në ‘Etihad’.

Jug-amerikani, i cili pritet t’i bashkohet Barcelonës këtë verë, dhuroi një finish të bukur për ta shënuar golin e katërt të Cityt para se të shënonte edhe golin tjetër.

Kujtojmë se para ndeshjes, atij iu ofrua garda e nderit nga futbollistët e të dy skuadrave. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: