Pranoi pesë gola midis ‘Fadil Vokrrit’ në javën e fundit, a e meritoi vërtetë titullin Prishtina?

Pranoi pesë gola midis ‘Fadil Vokrrit’ në javën e fundit, a e meritoi vërtetë titullin Prishtina?

Superliga nuk dështoi të na befasonte me rezultate në javën e fundit të Superligës.

Tash e një kohë ka pasur zëra të vazhdueshëm se skuadrat bëjnë marrëveshje në prapaskena për t’i bërë njëra-tjetrës favore, në kohë kur njërës nuk i duhet rezultati, e tjetrës po, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, është tejet irrituese dhe frustruese kur gjërat e tilla ndodhin në mënyrë të hapur, të cilat parashikohen ditë më parë, siç ndodhi edhe këtë javë para ndeshjeve të fundit për këtë sezon në Superligën e Kosovës.

Prishtina, si kampione në fuqi, nuk tregoi aspak fytyrën e vërtetë kampioni teksa u shkatërrua 5-2 nga Ballkani, e cila kishte nevojë për pikë që të shpresonte për zonën evropiane.

Pesë herë u shkundën kryeqytetasit midis ‘Fadil Vokrrit’, një ditë pasi Bayern Munichu – kampion i shpallur në Bundesligë tash e një kohë – mposhti me të njëjtin rezultat Augsburgun, pavarësisht se nuk i duhej asgjë fitorja, duke treguar se nuk është kampion rastësisht, teksa njëkohësisht fitoi edhe yllin e pestë në fanellë pas dominimit absolut në kampionatin gjerman.

Ndërkohë, është vërtetë tejet demigruese dhe aspak e pranueshme për një kampion, i cili do të na përfaqësojë në garat evropiane, të pësojë pesë gola në javën e fundit kur të gjithë po kalkulonin në një lëshim të fitores pasi i duheshin pikët Ballkanit. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: