Interi kampion nuk kursehet, shkatërron Udinesen në Giuseppe Meazza

Interi kampion nuk kursehet, shkatërron Udinesen në Giuseppe Meazza

Interi dihet që është shpallur kampion i Italisë, por kjo gjë nuk e ka frenuar që ti shënojë 5 gola Udinese-s, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e fundit në Serie A.

Golat për vendasit u shënuan nga Young në minutën e 8-të, Eriksen në minutën e katërdhjetë e katër, Martinez në minutën e pesëdhjetë e pesë, Perisic në minutë e gjashtëdhjetë e katër dhe Lukaku në minutën e shtatëdhjetë e një.

Për musafirët golin e vetëm e shënoi Pereyra në minutën e shtatëdhjetë e nëntë nga pika e bardhë.

Skuadra e Udineses e mbyll sezonin në vendin e 14-të me dyzet pikë, kurse Interi ka grumbulluar nëntëdhjetë e një pikë këtë edicion./Periskopi

 

Shpërndaje në: