Mbyllen pjesët e para: Drita në zonën evropiane, tealshe për Trepçën 89 dhe Arbërinë

Mbyllen pjesët e para: Drita në zonën evropiane, tealshe për Trepçën 89 dhe Arbërinë

Kanë përfunduar pjesët e para nga java e fundit në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina tashmë është shpallur kampione por mbetet e hapur gara për vendin e dytë, shkruan Periskopi.

Drita duket në rrugë të mirë për ta siguruar këtë pozitë, pasi e mbylli intervalin e parë me epërsi 1-0 kundër Arbërisë, falë golit të Alidemajt në minutën e 18-të.

Ballkani nuk arriti ta ruajë epërsinë prej dy golave kundër Prishtinës, të cilën e pati pas 15 minutave lojë falë dy golave nga Daku, teksa kryeqytetasit bën kthesë të madhe duke barazuar falë dy golave nga Krasniqi 27′ dhe 36′.

Në pjesën e poshtme të tabelës, Trepça 89 dhe Arbëria duken në telashe, pasi po barazojnë respektivisht po humb nga Drenica dhe Drita.

Ashtu siç qëndrojnë gjërat aktualisht, Trepça 89 siguron barazhin, ndërsa Arbëria i bashkohet Besës në Ligën e Parë nga sezoni i ardhshëm. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: