Yannick Carrasco ia dha fanellën fansit të lënduar pasi policia ndali festën e titullit

Yannick Carrasco ia dha fanellën fansit të lënduar pasi policia ndali festën e titullit

Atletico Madridi arriti ta ruajë qetësinë të shtunën mbrëma dhe ta fitojë titullin e 11-të në La Liga, pas fitores 2-1 kundër Valladolidit.

Skuadra e Diego Simeones e dinte se fati ishte në duart e veta, para se të futej në ‘Estadio Jose Zorrilla’ ditën e djeshme, transmeton Periskopi.

Një fitore mjaftonte t’ia siguronte vendin e parë, pavarësisht rezultateve të tjera, teksa humbja dhe barazimi i ‘Los Colchoneros’ dhe fitorja e Real Madridit në ndeshjen kundër Villarrealit, do t’i bënte ‘mbretërit’ kampionë.

Sidoqoftë, Atletico kreu punën me sukses falë golave nga Angel Correa dhe Luis Suarez.

Një turmë e madhe e fansave të Atleticos u mblodhën rreth parkingut të stadiumit për ta fituar titullin.

Mirëpo, për shkak të shqetësimeve rreth thyerjes së protokolleve për Covid-19, policia intervenoi shpejtë për t’i shpërndarë mbështetësit.

Tentativat për ta shpërndarë turmën lanë një fans të lënduar dhe të shtrirë në parkingun jashtë stadiumit.

Nuk është e qartë saktësisht çka i ndodhi atij, por ylli i Atleticos, Yannick Carrasco tregoi klasin e tij duke e ngushëlluar mbështetësin.

Belgu, i cili ka shënuar gjashtë gola dhe dhjetë asistime në 30 ndeshje në La Liga këtë sezon, shkoi te fansi i lënduar dhe ia dhuroi fanellën.

Më poshtë, mund ta shikoni videon e ngjarjes. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: