Gjon Muharremaj mahniti me performancën në finalen e ‘Eurovision’
Gjon`s Tears sapo ka përfunduar performancën e tij në finalen e Eurosong.
Shqiptari i radhës i cili u ngjit në skenën e finales së “Eurovision”, është Gjon Muharremaj i cili emrin skenik e ka Gjon’s Tears.
Tashmë Gjoni ka bërë emër për vete me talentin e tij të padiskutueshëm dhe zërin e fuqishëm.
Artisti shqiptar sapo ka përfunduar performancën e tij të mrekullueshme në finalen e “Eurovision”.
Ndërsa pas përfundimeve të performancave do të hapet edhe votimi ku do të kenë mundësi që të votohen shtetet e preferuara.