Fjalët që sapo tha Suarez pasi shënoi golin e titullit për Atl Madridin, janë kripë mbi plagët e Barcelonës

Fjalët që sapo tha Suarez pasi shënoi golin e titullit për Atl Madridin, janë kripë mbi plagët e Barcelonës

Luis Suarez ka reflektuar pasi shënoi golin që ia fitoi titullin Atletico Madridit kundër Valladolidit sot, në xhiron e fundit në La Liga.

Atletico Madridi është kampion i sezonit 2020/21 në kampionatin spanjoll, falë fitores në xhiron e fundit me rezultat 2-1, teksa Suarez realizoi golin që ngriti në ekstazë ‘Los Colchoneros’, shkruan Periskopi.

Pas ndeshjes, në mënyrë indirekte, uruguaiani ka thumbuar ish-klubin, Barcelonën, e cila e largoi atë me atë ardhur Ronald Koeman.

‘Dua t’i tregoj të gjithëve vlerat e mia. Jam shumë mirënjohës që Atletico besoj tek unë. Ky është klub i madh,” tha fillimisht Suarez.

”Barça nuk më besoi dhe Atletico hapi dyert e veta për mua. Unë gjithmonë do t’i jem mirënjohës këtij klubi që më besoi,

”Shumë njerëz më kanë qëndruar afër dhe ky është viti që kam vuajtur më së shumti.

”Kjo është një punë e të gjithë skuadrës, jam përpjekur gjithmonë që të shënoj. Me Atleticon kemi pasur një vit shumë të madh, me gjithë vështirësitë që patëm në një pjesë, treguam se ishim skuadra më e mirë.

”Koha ime te Barcelona ka qenë speciale, por unë kam fituar pesë nga shtatë kampionatet.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: