Atletico Madridi është mbret i La Ligas, mposht Valladolidin dhe shpallet kampion në Spanjë

Atletico Madridi është mbret i La Ligas, mposht Valladolidin dhe shpallet kampion në Spanjë

Atletico Madridi ka treguar fytyrën e vërtetë të kampionit, duke mos lënë befasi në xhiron e fundit në La Liga, duke u kurorëzuar kampion.

‘Los Colchoneros’ mposhtën me përmbysje Valladolidin si mysafirë, duke siguruar epitetin më të rëndësishëm të futbollit në Spanjë, shkruan Periskopi.

Golat nga Correa 57′ dhe Suarez 67′, e bën të pavlerë shënimin e Planos në minutën e 18-të.

Kështu, Atletico Madridi shpallet kampion i La Ligas me 86 pikë, dy më shumë se Real Madridi që mposhti Villarrealin me përmbysje sensacionale në fund. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: