Atletico Madridi arrin përmbysjen e madhe, Suarez shënon golin e titullit

Atletico Madridi arrin përmbysjen e madhe, Suarez shënon golin e titullit

Atletico Madridi ka arritur përmbysjen e madhe kundër Valladolidit, derisa tash po avancon 2-1.

Një fitore e Atleticos do t’ia siguronte titullin kësaj skuadreje, pavarësisht rezultatit të Real Madridit, e cila është duke humbur 1-0 nga Villarreali.

Goli iu servua në pjatë Luis Suarezit në minutën e 67-të, teksa u shërbye me një pasim të gabuar nga mesfusha e Valladolidit, duke vazhduar tutje dhe duke mposhtur portierin një kundër një.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

VIDEO

Shpërndaje në: