Më në fund e dimë ku do të luajë sezonin e ardhshëm ‘bisha’ e PL, Bertrand Traore

Më në fund e dimë ku do të luajë sezonin e ardhshëm ‘bisha’ e PL, Bertrand Traore

Anësori i Wolves, Adama Traore është në bisedime për një kontratë të re me klubin nga Premier League.

Spanjolli po e konsideronte të ardhmen kur humbi vendin e tij në formacionin bazë të skuadrës në vjeshtë, por tash është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshje të re pasi është rikthyer në 11-shen startuese, transmeton Periskopi.

Mirëpo, në marrëveshjen e re pritet të nënshkruhet një ‘klauzolë gjentëlmenësh’, që ia lejon atij të largohet për një klub më të madh nëse ofrohet një shumë e caktuar.

Kontrata e tij aktuale nuk skadon deri më 2023, por Wolves është e vendosur ta blindojë mëtutje 25-vjeçarin dhe ‘Goal’ kupton se negociatat për një kontratë të re janë pozitive, me të dy palët që janë afër marrëveshjes. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: