Asmir Begovic absolutisht humbi kokën pasi lojtari i Brentfordit shënoi nga penalltia dhe mori topin me vete

Asmir Begovic absolutisht humbi kokën pasi lojtari i Brentfordit shënoi nga penalltia dhe mori topin me vete

Brentford dhe Bournemouth u ndeshën kokë më kokë të shtunën pasdite, në gjysmëfinalen e dytë të playoffit në Championship.

Bournemouthi siguroi një fitore 1-0 më herët këtë javë, falë një goli në pjesën e dytë nga Arnaut Danjuma, transmeton Periskopi.

I njëjti lojtar shënoi përsëri të shtunën, duke përfituar nga një mbrojtje e dobët nga vendësit.

Mirëpo, Brentfordi barazoi dhjetë minuta më vonë, kur gjyqtari Jarred Gillett akordoi një penallti.

Ivan Toney mori përgjegjësinë dhe konvertoi prapa krahëve të portierit Asmir Begovic.

Toney pastaj mori topin dhe u mundua të kthehej me të te mesi i fushës, para se Begovic ta humbte kokën.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: