Enver Idrizi u nderua me titullin ‘Legjendë’ në Kroaci, rikujtojmë kur e rrihte Van Dammen në xhirime

Enver Idrizi u nderua me titullin ‘Legjendë’ në Kroaci, rikujtojmë kur e rrihte Van Dammen në xhirime

Karateisti i njohur shqiptar, Enver Idrizi së fundmi u nderua me titullin si legjendë e sportit të karatesë nga Federata Kroate e Karatesë, me rastin e 50-vjetorit të themelimit të këtij institucioni në Kroaci.

Idrizi kishte zënë vendin e dytë në botë më 1994 në Malajzi, teksa kishte fituar titullin kampion i Jugosllavisë në moshën vetëm 16-vjeçare, shkruan Periskopi.

Si një karateist i spikatur, Idrizi kishte pasur rastin të përfshihej edhe në filma të njohur me artistë si Jean Claude Van Damme.

Madje në një video të rrallë, shihet Idrizi duke xhiruar përkrah legjendës së filmave aksion, e në pamje duket duke e ‘goditur’ Van Dammen në formë kinematografike.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: