Chelsea e gatshme të ofrojë lojtarë përfshirë Kepan, për ta transferuar Harry Kane [ESPN]

Chelsea e gatshme të ofrojë lojtarë përfshirë Kepan, për ta transferuar Harry Kane [ESPN]

Kane pritet të largohet nga Tottenhami.

‘Sky Sports’ lansoi lajmin sensacional të hënën mbrëma se Kane e ka informuar klubin se dëshiron të largohet, me shumë klube të Premier Leagues që kanë kontaktuar me përfaqësuesit e tij, transmeton Periskopi.

Manchester United, Manchester City dhe Chelsea zbulohet se janë tri klubet që po e ndjekin atë.

Por sa janë gjasat e Chelseat për ta transferuar Kanen? Epo, sipas një raporti nga ‘ESPN’, të premten në mëngjes, duket se ‘Të Kaltërit’ do të provojnë gjithçka për ta jetësuar këtë transferim.

Kjo pasi thuhet se Chelsea është e gatshme ta përdorë Tammy Abrahamin dhe/ose Kepa Arrizabalagan si pjesë të marrëveshjes për ta ëmbëlzuar transferimin.

Chelsea thuhet se është në dijeni se pronari i Spurs, Daniel Levy do të duhet ta rindërtojë skuadrën në rast se Kane largohet dhe për këtë, një marrëveshje lojtarë plus para mund t’i konvenojë.

Abraham thuhet se kushton rreth 45 milionë euro, derisa Chelsea e ka pranuar se Kepa do të duhet të largohet për shumë më pak se shuma për të cilën ishte transferuar në ‘Stamford Bridge’.

‘ESPN’ gjithashtu shtoi se një burim për ta ka thënë se Callum Hudson-Odoi gjithashtu mund të përfshihet në marrëveshje.

Sado që mund të tingëllojë si një ofertë shumë e mirë kjo e Chelseat, ‘ESPN’ ka vënë në pah se pengesë mund të jetë marrëdhënia e komplikuar mes dy klubeve, pasi vazhdimisht i kanë prishur punë njëra-tjetrës në të kaluarën në transferime. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: