Barcelona me fanella inovative për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve

Barcelona me fanella inovative për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve

Dizajni unik po bëhet gjithnjë e më shumë i zakonshëm në futbollin modern

Një gjë që është bërë gjithnjë e më shumë e zakonshme nga prodhuesit e fanellave është zhvillimi inovativ i dizajnit të fanellave që është parë për herë të parë te Manchester United dhe Arsenali, kurse tani Barcelona është e radhës pasi që sot ka shpalosur fanellën e ndeshjeve në shtëpi për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve 2021/22.

Mund të jetë një joshje e mirë kjo për të marrë më shumë para nga tifozët e zjarrtë, me fëmijët që joshën nga këto fanella kur janë ndryshe, kanë dizajn të gjallë, një provë kjo që prodhime të tilla janë të mira për klubet e futbollit pasi që sjellin fitime në këtë kohë kur Blaugrana ka nevojë për para.

Mundo Deportivo ka shpalosur një imazh të këtyre fanellave të cilat do të vishen eksklusivisht për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, kështu që Blaugrana do të këtë një fanellë të veçantë për ndeshjet si vendase në këtë garë kontinentale.

Kjo taktikë është bërë edhe më parë, me Manchester United në vitin 1998/1999 të cilët kishin dy palë fanella të ndryshme për ndeshjet si vendas, ndryshe në kampionat vendor, ndryshe në atë europian.

Gazeta katalunase i kanë dhënë këto detaje nga prodhuesi Nike i fanellave, e cila ende ka shiritat vertikal tradicional të Blaugranas, por nuk janë aq të pastër sikur jemi mësuar t’i shohim.

Shpërndaje në: