Llapi me super përforcim, ia rrëmben “yllin” Vushtrisë
Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi, ka filluar të përforcohet për ndeshjet në gara evropiane.
Skudra nga Podujeva, sot ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me sulmuesin Drilon Fazliu.
Fazliu është 20 vjeç dhe luan në pozitën e sulmuesit. Ai së fundi ishte pjesë e Vushtrrisë ku në sezonin që e lëmë pas ka shënuar 7 gola.