Dukagjini shënon fitore të madhe kundër Flamurtarit, i afrohet edhe më shumë Superligës
Dukagjini dhe Flamurtari kanë mbyllur edicionin 2020/21 në pozitat e dyta të grupit A, rrespektivisht grupit B në Ligën e Parë dhe rrjedhimisht do të zhvillojnë një ndeshje përcaktuese, se cila nga këto dy skuadra do të luaj në ndeshjen e barazhit për Superligë.
Të dy këto skuadra u larguan nga Superliga edicionin e kaluar, mirëpo u mobilizuan shpejtë dhe kërkuan përgjatë gjithë këtij edicioni kalendarik rikthimin në elitë.
Fituesi i kësaj ndeshje do të ndeshet me skuadrën e cila pozicionohet në pozitën e tetë të renditjes finale në Superligë.
Golat për Dukagjinin u shëuan nga Fatlum Gashi në minutën e njëzetë e dytë dhe Labinot Osmani në minutën e shtatëdhjetë e shtatë, kurse për Flamurtarin golin e vetëm e shënoi Bashkim Shala në minutën e tetëdhjetë e tretë.
Në këtë ndeshje shumë të luftuar u dhanë edhe 3 kartona të kuq (2 për Dukagjini).
Rinor Kuqi (Duk) u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e shtatëdhjetë e pesë dhe Denis Haliti (Fla) u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e nëntëdhjetë e dytë.
Kurse në minutat e fundit Laurant Marmellaku (Duk) u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër.