Manchester United në kontakt me Ronaldon dhe të parët në radhë për Jadon Sancho-n

Manchester United në kontakt me Ronaldon dhe të parët në radhë për Jadon Sancho-n

 

Manchester United thuhet se është në bisedime me Cristiano Ronaldon për një kthim të bujshëm dhe janë duke udhëhequr garën për anësorin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

Klubi përballet me një dritare vendimtare për transferimet e verës pas një sezoni tjetër të Premier League-s duke përfunduar shumë pas kampionëve dhe rivalëve të tyre Manchester City, me disa lojtarë të profilit të lartë të “targetuar” për një rindërtim të kushtueshëm, transmeton Periskopi.

Dhe sipas Athletic, sulmuesi i Tottenhamit, Kane dhe Haaland janë shumë të kushtueshëm, por transferimet e mundshme për Ronaldon dhe Sançon janë mundësi më të vlefshme financiarisht.
United humbi mundësin për ta afruar Sancho-n verën e kaluar, por me dy vjet të mbetura në kontratën e tij, Dortmund thuhet të ketë ulur çmimin e tyre të kërkuar nga 110 milion £ në mes 70-80 milion,, gjë që Djajtë e Kuq mendojnë se është realiste./Periskopi.

 

Shpërndaje në: