Chelsea e gatshme të ofrojë dy lojtarë për Harry Kane

Chelsea e gatshme të ofrojë dy lojtarë për Harry Kane

Harry Kane ka njoftuar publikun zyrtarisht se do të largohet nga Tottenham Hotspur në fund të këtij sezoni.

Për sulmuesin anglez janë të interesuar skuadra nga Londra, Chelsea. Blutë e Londrës po mendojnë ta sjellin në ‘Stamford Bridge’ sulmuesin anglez, Harry Kane.

Në një intervistë për ‘Sky Sport’, Kane tha se “E dua Ligën e Kampionëve”.

Shumë klube janë në kërkim të tij, por Chelsea shihet si favorite për të firmosur me sulmuesin e Kombëtares së Anglisë.

Madje ‘Blutë’ janë të gatshme të ofrojnë dy lojtarë të skuadrës [Kepa Arrizabalaga dhe Tammy Abraham] për ta bërë për vete Harry Kanen.

Përveç Chelseat, të interesuar për sulmuesin janë edhe klubet, si: Manchester City, United dhe Liverpool.

Shpërndaje në: