Zyrtare: Ylli i Liverpoolit do të luajë në miqësoren kundër Kosovës
Kombëtarja e Guineas do të përballet me Kombëtaren e Kosovës muajin e ardhshëm.
Kombëtarja e Guinesë ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e qershorit, përfshirë edhe atë të Kosovës.
Në Kombëtaren afrikane shihen edhe emra të futbollit botëror si, Naby Keita i Liverpoolit dhe Amadou Diawara i Romës.
Gjithashtu në listë është edhe mbrojtësi i Saint-Etienne, Saidou Sow dhe mbrojtësi i Nantes, Abdoulaye Sylla.
Ndeshja ndaj Kosovës dhe Guinesë do të zhvillohet më tetë qershor.