Interi merr borgj 275 milionë euro nga kompania investitore

Interi merr borgj 275 milionë euro nga kompania investitore

Skuadra italiane, Inter, sapo ka marrë një huazim të madh nga Kompania e investimeve, Oaktree.

Oaktree sapo ka dhënë një shumë prej 275 milionë eurosh kompanisë të Suningut, Great Horizon, e cila kontrollon Interin.

Huazimi do t’i shërbejë Interit që të kapërcejë vështirësitë ekonomike nga pandemia COVID-19.

“Si rrjedhojë e një procesi të bashkëpunimit dy palësh për një kohë të gjatë në projekt, është finalizuar sot një operacion i financimit të nivelit aksionar me fonde të marra nga Oaktree Capital Management, me këtë financim, aksionari do të mbajë nën pronësi klubin e Interit me objektivin që të kapërcejë vështirësitë dhe mundësitë e humbura gjatë pandemisë COVID-19”, u tha në deklaratë.

Shpërndaje në: