Palestra ‘Sezai Surroi’ qendër e vaksinimit, Bashkimi dhe tetë klube ankohen në Komunën e Prizrenit

Palestra ‘Sezai Surroi’ qendër e vaksinimit, Bashkimi dhe tetë klube ankohen në Komunën e Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka vendosur që Qendra Sportive, “Rezai Surroi” të shëndrrohet në një qendër të vaksinimit.

Vendimi i Komunës së Prizrenit për të shëndrruar palestrën e sporteve, “Rezai Surroi” në qendër vaksinimi ka hasur në rezistencën e klubeve prizrenase.

Edhe pse vendimi është në të mirë të shëndetit publik, pra për vaksinimin e popullsisë, klubet prizrenase kanë shprehur kundërshtimin e tyre dhe kanë renditur arsyet e tyre.

Klubet kanë dërguar një kërkesë zyrtare për Kryetarin e Komunës, Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport që të mos bëhet një gjë të tille.

Kjo sipas klubeve do t’i paralizonte aktivitetet sportive të të gjitha klubeve të cilat varen nga kjo palestër.

Klubi i Karatesë,  Klubi i Ping Pongut, KH Click, KH Kolosi, KH Prizreni, KB Megabasket, KB Prizreni, Bashkimi dhe KBF, Bashkimi 1965 të gjitha kanë nënshkruar një dokument të përbashkët kundër një gjëje të tillë.

 

Shpërndaje në: