Milani vazhdon të shërbejë si ‘kosh plehrash’ për tepricat e Evropës, tash interesohet për Giroud

Milani vazhdon të shërbejë si ‘kosh plehrash’ për tepricat e Evropës, tash interesohet për Giroud

Milani duket se do ta vazhdojë avazin e investimeve minimale në afate kalimtare.

‘Rossonerët’ kanë fituar reputacion si një klub që bën lëvizje për futbollistë të hargjuar, që kanë mbetur vetëm emër i atyre që kanë qenë dikur, shkruan Periskopi.

I fundit i cili po lidhet me një kalim te Milani është sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud, të cilin rrallëherë e shohim në aksion me ‘Të Kaltërit’.

34-vjeçari ka bërë 17 paraqitje këtë sezon në Premier League, duke shënuar katër gola.

Giroud ka shënuar gjashtë gola në tetë ndeshje europiane këtë sezon, derisa Chelsea ka arritur të kualifikohet në finale ku do të luajë kundër Manchester City këtë muaj.

Tuttosport raporton që Milan i është bashkuar garës për veteranin në afatin e ardhshëm në verë dhe do të luftojë për shërbimet e tij me Interin dhe Lazion. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: