Ronald Koeman do të fitojë shumë marramendëse nëse shkarkohet nga pozita e trajnerit të Barcelonës

Ronald Koeman do të fitojë shumë marramendëse nëse shkarkohet nga pozita e trajnerit të Barcelonës

Barcelona raportohet se po mendon ta shkarkojë trajnerin aktual, Ronald Koeman, në fund të sezonit.

Tekniku holandez arriti që këtë edicion ta fitojë Kupën e Mbretit, por dështoi në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Eliminimi në Ligën e Kampionëve nuk është problem, por duket se presidentin e klubit Joan Laporta e ka acaruar humbja e titullit, meqenëse Barcelona ka humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit.

Sipas Sport, nëse Laporta vendos ta shkarkojë Koemanin, atëherë do detyrohet të paguajë vetëm 7.5 milionë euro.

Ndërkohë, dy pasuesit e mundshëm janë Xavi Hernandez dhe Hansi Flick, ky i fundit është më problem, sepse është afër të arrijë marrëveshje me Kombëtaren e Gjermanisë.

Shpërndaje në: