Kylian Mbappe i dha leksione botës së futbollit si spastrohet topi, me këto lëvizje sensacionale mbrëmë
Kylian Mbappe shtoi një tjetër titull në koleksionin e tij të gjërë të trofeve të mërkurën mbrëma, pasi ndihmoi Paris Saint-Germainin të siguronte një fitore 2-0 kundër Monacos në finalen e Kupës së Francës në ‘Stade de France’.
22-vjeçari asistoi për Mauro Icardin në golin e parë të ndeshjes në pjesën e parë, para se të futej edhe vetë në listën e realizatorëve në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes, transmeton Periskopi.
Prej kur iu bashkua PSG-së më 2018, Mbappe ka fituar tre tituj të Ligue 1, tre herë Kupën e Francës, dy herë Kupën e Ligës dhe dy herë një trofe tjetër të quajtur ‘Trophees de Championes’, e që Zoti e di se çka është.
Sidoqoftë, disa minuta para se PSG të kalonte në epërsi, Mbappe shkoi viral në rrjetet sociale pasi dërgoi çështjen e ‘spastrimit të topit’ në një nivel tjetër.
Në vend se të godiste topin sa më shumë që të mundte, Mbappe përdori shpejtësinë e rrufeshme për të nsiur një vrapim spektakolar.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
How to clear a ball ? pic.twitter.com/OBhl3nhX7B
— mbappegoals (@mbappegoals_) May 19, 2021