David Beckham i bashkohet ‘Sallës së Famës’ të Premier Leagues

David Beckham i bashkohet ‘Sallës së Famës’ të Premier Leagues

Legjenda e Manchester Unitedit, David Beckham është futbollisti i shtatë që bashkohet në “Sallën e Famës”.

Alan Shearer, Thierry Henry, Eric Cantona, Roy Keane, Frank Lampard, Dennis Bergkamp dhe tani David Beckahm bëjnë pjesë në “Sallën e Famës”.

Beckham në Premierligë ka zhvilluar plotë 264 ndeshje duke realizuar 62 gola dhe dhuruar 70 asistime, derisa ka fituar gjashtë tituj.

“Është nder për mua të përfshihem në Sallen e Famës në Premierligë, pranë gjithë këtyre legjendave të ndeshjeve dhe ligave”.

“Premierliga ishte pjesë e rëndësishme e karrierës dhe jetës dhe jam i lumtur që njihem pranë këtyre ikonave që kam luajtur, garuar dhe shikuar”, deklaroi ai

Shpërndaje në: